Plani i ri për të luftuar korrupsionin/ Juristja: Nuk do të jetë e largët dita kur Berisha të “izolohet” edhe nga BE

schedule18:38 - 4 Maj, 2023

schedule 18:38 - 4 Maj, 2023

Bashkimi Evropian synon që të miratojë një sërë masash të reja që kanë për qëllim kundër korrupsionit. Ky plan i ri i propozuar nga blloku, nëse do të marrë miratimin nga Komisioni Evropian, do të shërbejë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit prej 27 anëtarësh.

Në intervistën për “Special Report”, juristja Brizida Gjikondi u pyet edhe se si ndikon kjo masë tek Sali Berisha i cili tashmë është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania. Sipas saj, nuk do të jetë e largët dita ku Berisha do të “izolohet” edhe nga BE ndërsa shtoi se kjo mund të ndodhë edhe me figura të tjera.

“Mendoj se edhe pa e thënë ne, vetë Berisha e di këtë gjë sepse të kompleksion fajësia. Mendoj se pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania, nuk do të jetë e largët edhe dita e BE, i cili nuk mund ta shpallte më përpara se duhet një bazë ligjore ose një paketë aktesh. Për herë të parë po aplikohet kjo procedurë. Mendoj që edhe për Metën dhe shumë figura të tjera që kanë kohë që nuk kanë kohë më marrëdhënie me Evropën. Thjesht do të formalizohet një vendim që këto vende e kanë marrë. Berisha por edhe deputetë të tjerë non grata nga SHBA besoj se i kanë dosjet gati për t’u trajtuar nga BE. Puna është që të funksionojë edhe drejtësia shqiptare dhe të mos shikojmë nga BE dhe Amerika.”, shtoi Gjikondi.

E pyetur se si do të ndikojë ky plan nëse do të miratohet në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Gjikondi tha:

“Pres që të ketë jo vetëm vetëm ngritje zyrash por edhe përafrim të legjislacionit sepse ligjet shqiptare pavarësisht se në aparencë duken të forta, ka shumë shtigje diabolike që bëjnë që shumë figura të korruptuara të mos ndëshkohen. Duke u përafruar me legjislacionin evropian, shumë korridore që korrupsioni ka arritur të gjejë në parlamentin shqiptar, do të ketë kushte dhe kritere për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë. Që në krye të herës do të jetë korrupsioni por tani do të ketë masa, ligje dhe emra konkretë. Do t’i japë frymëmarrje morale dhe kombëtare shqiptarëve.“, u shpreh Gjikondi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!