I vdekur nga një armë zjarri në kokë. Ky është i vetmi fakt në lidhje me ngjarjen misterioze që ndodhi në rrugën që lidh Ugento me Casarano në rajonin e Leces, Itali, ku trupi i pajetë i një shqiptari 27-vjeç, Serxhio Veizi, u gjet në bordin e makinës së tij, një Volkswagen Polo gri. Pranë trupit të tij në sediljen e pasagjerit, ishte edhe arma.
A është vetëvrasje apo vrasje? E pamundur të thuhet të paktën për momentin. Hetimet e agjentëve të Komisariatit Taurisano janë ende në zhvillim e sipër, dhe do t’u mbetet atyre që të zbulojnë nëse ishte një gjest ekstrem nga 27-vjeçari apo nëse dikush ka qëlluar mbi të.
Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë enigmatike. Nga informacionet e fundit mësohet se është duke u hetuar tek e kaluara e djalit, i cili është i njohur për disa precedentë të lidhur me botën e drogave dhe deri te arma e gjetur në makinë. /abcnews.al