Pas “komplimentave” të marra nga tekniku i tij Pep Guardiola, tashmë “legjendat” e futbollit anglez kanë filluar të bëjnë komentet e para pas thyerjes së rekordit për më shumë gola brenda një sezoni të Premier League, nga “roboti” norvegjez, Erling Haaland.
“Radhën” e elozheve për “vikingun” e kishte legjenda e Manchester United, Gary Nevillie, me këtë të fundit që e konsideron Haaland, si një lojtar që shfaqet vetëm “një herë në jetë”. Mirëpo në fjalët e tij nuk ka vetëm lavde, teksa gjithashtu ka treguar dhe një mangësi të norvegjezit, “ngathësinë” me topin.
“Po shikojmë një lojtar që shfaqet një herë në jetë. Premier League ndonjëherë ka pasur lojtarë të klasit botëror në kulmin e tyre, por Haaland është absolutisht fenomenal. Nuk është mungesë respekti të thuhet se vitet e fundit ka qenë pak e lodhshme të shikosh Manchester City të kalonte rreth njëqind milionë herë. Lloji im i futbollit është Jurgen Klopp, stili i Sir Alex Ferguson, tension i lartë, futboll i shpejtë.
Por tani City mund të luajë futboll të përsosur dhe të papërsosur. Me Haaland, City është bërë shumë më i këndshëm për t’u parë, sepse ai nuk përshtatet me ideologjinë e skuadrës së Guardiolas. Ai mund të jetë pak i ngathët me topin, por mendoj se është fenomenal. Është e mahnitshme të shohësh një lojtar kaq të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Haaland është një lojtar i klasit botëror”,- tha ish-anësori i mbrojtjes së Manchester United. /i.m /abcnews.al