Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me vdekjen e një të burgosuri në në Fier.
Sipas njoftimit mësohet se i burgosuri Simon Hashim Toska më parë nuk ka paraqitur asnjë problem shëndetësor, dhe nuk ka pas trajtim me asnjë lloj medikamenti. I burgosuri fillimisht një ditë më parë kishte shfaqur lodhje por pas marrjes së ndihmën mjekësore gjendja e tij ishte stabilizuar.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së enjtes i burgosuri ishte ndjerë keq dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore nga infermierët dhe mjekët e burgut ishte nisur për në Spitalin e Fierit ku dhe ka ndërruar jetë.
LEXO EDHE : Fier/ Shfaqi komplikacione shëndetësore në burg, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari
Njoftimi i plotë;
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se më datë 04.05.2023, rreth orës 04:00 në Spitalin Rajonal Fier ka ndërruar jetë shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972, i akuzuar për kryerjen e vepres penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuara nga neni,(283/2) i Kodit Penale.
- Shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972 është pranuar në IEVP Fier me masë sigurie arrest me burgim, më datë 13.08.2021 dhe pas vizitës shëndetësore është pajisur me kartelë klinike numër 4253.
- Që në momentin e pranimit ky shtetas është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka referuar për ankesa klinike akute. Gjatë qëndrimit në institucion ai nuk ka paraqitur ankesa klinike dhe nuk ka marr trajtim me medikamente për patologji kronike.
- Me datë 03.05.2023, rreth orës 12:00 shtetasi SimonToska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. Presioni arterial 100/70 mm Hg, pulsi arterial në normë. Në këto kushte iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi që ndjehej mire dhe në gjendje të stabilizuar, nuk referoi për ankesa klinike.
- Më datë 04.05.2023 në orën: 03:25 gjatë patrullimit në sektor punonjësi i policisë me shërbim njofton në radio punonjësit e shërbimit shëndetësor në detyrë, se i paraburgosuri Simon Hashim Toska ka probleme me frymëmarrjen. Pas njoftimit rreth orës 03:30 infermierët e shërbimit së bashku me grupin e sigurisë shkojnë në dhomën e shtetasit Simon Toska, në godinën e paraburgimit. Ky shtetas ka referuar për probleme, vështirësi në frymëmarrje, presioni arterial 90/60 mm Hg. Mënjëherë i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, i është aplikuar medikamenti (1 ampul) prednizolon dhe është rekomanduar të dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.
- Në orën 03:34 ky shtetas është nisur për në urgjencën e Spitalit Fier, ku edhe gjatë rrugës është asistuar me masazh kardiak. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio- version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje).
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e personit të tyre të dashur. /abcnews.al