Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione

schedule23:25 - 3 Maj, 2023

schedule 23:25 - 3 Maj, 2023

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 5 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme, shkruan REL.

Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri. Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!