BEOGRAD- Është arrestuar edhe babai i djalit, i cili vrau tetë nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd. Siç shkruan Telegrafi.rs, 14-vjeçari kishte shkuar bashkë me të atin në poligon qitjeje, teksa ishte vetë ai, i cili e ka mësuar të përdorte armë.
Babai, siç u njoftua në konferencën e jashtëzakonshme për media, tha se kishte disa armë, dhe se ato ishin të mbyllura në një kasafortë me kod.
“Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka shkuar në poligone së bashku me të atin, ka stërvitur për qitje. A duhet të përfshihet në këtë një fëmijë 12, 13 vjeç? Masat e parapara me ligj do të merren ndaj babait të tij”, u shpreh ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gashiç.
Kjo ngjarja u dënua jo vetëm nga autoritetet e Serbisë, por dhe nga përfaqësues të lartë të politikës në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nder të nxënëseve, të cilët u vranë nga bashkëmoshatari i tyre./n.m.abcnews.al