Ngjarja në një shkollë në Serbi, ku mbetën të vrarë 9 persona ka tronditur mbarë opinion publik. Si pasojë e të shtënave me armë, 9 persona humbën jetën, mes tyre 7 fëmijë, një mësuese dhe roja i shkollës.
Ndërkohë informacione të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen makabër. Sipas informacioneve, autori kishte planifikuar ekzekutimin prej një muaji tashmë.
Ai mori armën e babait të tij dhe u nis drejt shkollës për të kryer krimin. Në një kontroll në shtëpinë e tij, policia madje tha se gjeti një listë me emrat e personave të cilët kishte planifikuar ti vriste.
Përveç kësaj, ai kishte një plan të saktë të shkollës, me hyrje dhe dalje të shënuara. Kjo ishte planifikuar prej një muaji, por ende nuk dihet motivi që çoi 14 vjeçarin të ndërmerrte këtë krim makabër.
Ndërkohë, ministri Ruziç bëri me dije se babai i autorit është arrestuar. Ai tha se të dyja armët që zotëronte dhe që ishin me leje, ishin të mbyllura në kasafortë por që padyshim fëmija e dinte kodin.
/abcnews.al