“Na ndan nga pallatet dhe shërbimet”
Ky shqetësim është në zonën e Laprakës, që preket nga projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës, e që zgjatet për në Rinas. Lidhja sipas kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, bëhet përmes ndërtimit të disa mbikalimeve.
“Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka bashkia e Tiranës”
Rrugët të paasfaltuara dhe letrat e pronëisisë thanë banorët janë një tjetër problem i tyre.
“Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua”
Këllici u kërkoi qytetarëve që të dalin për të votuar, duke përmendur 5 primet e tij kryesore në këtë fushatë.

