Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet në Berlin që prej ditës së djeshme. Ai pritet të mbajë një fjalim në një event të titulluar “Një mbrëmje me Barack Obamën mbi sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë ”.
Mbrëmë Obama darkoi në një restorant italian me ish-kancelaren Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj Joachim Sauer.
Sonte, ish-presidenti amerikan do të marrë pjesë në një debat me prezantuesin dhe aktorin Klaas Hoefer-Umlauf, i cili do të zhvillohet në një stadium të mbyllur prej 17 mijë vendesh.
Biletat për aktivitetin njëorësh kushtojnë nga 10 deri në 607 euro.
/abcnews.al