Spitali kirurgjikal drejt përfundimit

schedule16:20 - 27 Gusht, 2019

schedule 16:20 - 27 Gusht, 2019

8.8 milionë euro po investohen për të ndërtuar spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet, të cilat janë drejt fundit.

Spitali i ri kirurgjikal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shkon drejt përfundimit.

“Ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit për qytetarët”.

Tre klinikat e kirurgjisë së përgjithshme do të transferohen në këtë godinë. Spitali parashikohet t’i shërbejë mbi 62 mijë pacientëve në vit, do të ketë një kapacitet prej 120 shtretërish dhe shtatë salla operacioni dhe dy salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë.

“Sallat e operacionit të kirurgjisë në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk do të kenë dallim nga spitalet europiane”.

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milionë euro./ABC News Albania 24/7