Ylli rus i basketbollit është sulmuar nga disa huliganë jashtë një restoranti në Moskë mbrëmjen e së hënës.
Alexey Shved pësoi një dëmtim të rëndë në kokë nga një goditje dhe u dërgua në spital me ambulancë. Basketbollisti i CSKA-së së Moskës tashmë ka dhënë një deklaratë në polici e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pak orë pas denoncimit zyrtar, medait vendase publikuan videon e sulmit tepër të rrezikshëm që Shved pësoi, pas disfatës kundër Lokomotiv Kuban.
Ky rezultat e la CSKA-në e Moskës jashtë finales, për herë të parë në historinë e Ligës VTB./h.ll/abcnews.al
As some Russian media have reported, there were 5 men attacking Shved. He’s got a closed craniocerebral injury. https://t.co/cVlUctGn8V pic.twitter.com/eTRJEAU8xG
— Artem Komarov (@art_basket) May 2, 2023