Horror në Rusi/ Babai vret vajzën e tij 8-muajshe dhe copëton trupin së bashku me gruan

schedule09:07 - 3 Maj, 2023

schedule 09:07 - 3 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku babai ka vrarë vajzën e tij 8 muajshe dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj së bashku me gruan. Tragjedia filloi kur babai, 33-vjeçari Yaakov Maiboroda, u përpoq të godiste me shkelma gruan e tij 23-vjeçare, Anastasia, gjatë një sherri.

Megjithatë, ai padashje ka goditur foshnjën që mbeti e vdekur në vend. Dy prindërit monstra, megjithatë, në vend që të raportonin ngjarjen tek autoritetet, vendosën të mbulonin gjurmët e tyre në mënyrën më makabre, teksa copëtuan kufomën me thika, duke i vendosur copat në 13 qese plastike.

Duke treguar guxim të pamatur, dy prindërit thirrën policinë dhe pretenduan se vajza e tyre 8 muajshe ishte rrëmbyer. Por kur policia mbërriti në banesën në qytetin kufitar ruso-ukrainas të Rostov-on-Don, ata zbuluan krimin e tmerrshëm, thikën me gjak dhe 13 çanta me trupin e copëtuar të foshnjës.


Fqinjët, sipas Daily Mail, pretendojnë se dëgjuan “ulërima të vazhdueshme” nga apartamenti ku çifti ishte vendosur gjashtë muaj më parë. Sipas të njëjtave dëshmi, dy prindërit ishin vizituar edhe nga shërbimet sociale.

“Ditën e vrasësit, 33-vjeçari ishte më i dhunshëm se zakonisht. Më pas papritmas zhurma pushoi dhe të qarat e fëmijës pushuan papritmas”, raportojnë mediat ruse.

Çifti pritet të dalë para gjykatës më 28 qershor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!