Pak pas mesnate, në fshatin Leshnicë të Pogradeci, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit, L.P, 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.
Për fat të mirë si pasojë e zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake, rezulton se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 03.05.2023, rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.r.t/abcnews.al