Së pari Chelsea dhe më pas Manchester United po shikojnë mbrojtësin e djathtë të Parisit, Ashraf Hakimi për këtë verë.
Klubi i Mançesterit duket se ka epërsinë në rastin e mbrojtësit të djathtë maroken, pasi vetë lojtari pohon se do të preferonte të luante për një skuadër që do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve të ardhshëm.
Sipas raportimeve britanike, çmimi i tij varion nga 55-65 milionë euro. Megjithatë, përtej dy skuadrave angleze ka konkurrencë edhe nga ekipet e tjera evropiane.
Këtë vit, asi 24-vjeçar i Paris Saint-Germain ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat. /G.D abcnews.al/