“Katet pa leje në Kushtetuese”, shqyrtohet padia e PD-së mbi VKM për konfiskimin e kateve pa leje

schedule11:50 - 2 Maj, 2023

schedule 11:50 - 2 Maj, 2023

TIRANË – Pas dy seancash të shtyra, Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim në themel cështjen e padisë së PD, sa i përket konfiskimit të kateve pa leje. Ka qenë pala paditë ajo e cila ka parashtruar deri më tani pretendimet e saj sa i përket VKM-së.

Në argumentet e saj PD e kundërshton VKM-në e qeverisë, duke e quajtur atë antikushtetues dhe kërkon rrëzimin e saj.

Sipas grupit të PD, prej VKM përfitojnë vetëm një grup ndërtuesish të mëdhenj, dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Sipas Bardhit, kjo VKM duhet të rrëzohet pasi nuk I trajton qytetarët në mënyrë të barabartë, duke përfituar prej saj vetëm ndërtuesit e mëdhenj.

Seanca u shoqërua me debat mes përfaësuesve të PD dhe qeverisë./abcnews.al