Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anija me naftë merr flakë në mes të detit, dyshohet se kalonte kontrabandë

schedule09:33 - 2 Maj, 2023

schedule 09:33 - 2 Maj, 2023

Një anije cisternë që transporton ngarkesa me naftë iraniane ka marrë flakë në brigjet e Malajzisë. Ekuipazhi i anijes naftëmbajtëse “Pablo”, lëshoi ​​alarm për shkak të zjarrit që shpërtheu në bordin e anijes.

Anija, e cila ka ndryshuar disa herë pronësinë vitet e fundit, është e regjistruar në Gabon, një flamur i zgjedhur shpesh nga kompanitë e transportit detar që anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare.

Cisterna është në pronësi të “Pablo Union Shipping”, një kompani, me bazë në Ishujt Marshall.

Azia Juglindore është një zonë e frekuentuar nga cisternat e naftës që kalojnë në hije. Tetorin e kaluar, “Young Yong”, një anije që mbante flamurin e Xhibutit dhe e sanksionuar nga SHBA pikërisht për transportin e naftës iraniane, u bllokua në Ishujt Riau në Indonezi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!