Tërmeti shkatërrues sposton për 12 metra minierën e kromit në Turqi

schedule14:50 - 1 Maj, 2023

schedule 14:50 - 1 Maj, 2023

Turqia rreth tre muaj më parë është goditur nga një tërmet me përmasa katastrofike, ku një ndër zonat më të prekura ishte ajo në Adiyaman. Mediat vendase shkruajnë se së fundmi është vënë re një detaj tronditës, teksa është konstatuar se një minierë kromi në qytet humbi plot 12 metra lartësi nga lëkundjet.

E vendosur në kufijtë e fshatit Çanakçı të rrethit Tut të Adiyamanit, gurorja e minierës së kromit, me qendër Kahramanmaraş, ra nga 1191 në 1179 lartësi. Si pasojë e lëkundjeve, në 3 nga 4 galeritë në minierën e kromit në Çanakçi kanë ndodhur shembje masive.

Menaxher i Operacioneve të minierës, Fatih Özdemir ka thënë për mediat se megjithëse në minierë ndodhën shembje për shkak të tërmeteve, 70 minatorë punuan për 2 javë për të hequr njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Adiyaman.

Sipas tij, si pasojë e shembjeve të ndodhura brenda në galeri, pati inerte të shumta, që shkaktuan përmbytje dhe baltë, që e bënte praktikisht të pamundur punën brenda galerive, megjithatë gjithçka u pastrua dhe puna vijon normalisht./abcnews.al