Vlonjatja kampione bote në Kick Boks, Lelo: Më e vështirë ta mbrosh një titull se sa ta fitosh për herë të parë, po rriten shumë talente

schedule14:01 - 1 Maj, 2023

schedule 14:01 - 1 Maj, 2023

Sportistja vlonjate, Ilda Lelo është shpallur për herë të dytë kampione bote në Kick Boks, pasi mundi kundërshtaren e saj në  të pesë raundet me nga dy minuta.

Lelo tha se do të donte që mbyllte më shpejt ndeshjen, por kundërshtarja ishte një “kockë e fortë”.

Kampionia shton se është më e lehtë ta fitosh për herë të parë një titull, se sa ta mbrosh atë.

Po ishte një ndeshje 5 raunde, nga dy minuta, për titullin kampion bote. Ishte hera e parë që e mbroja. E kisha fituar vjet dhe këtë e mbrojtja. Është më e lehtë ta fitosh për herë të parë, sesa ta mbrosh atë më pas.

I fitova të pesta raundet, do të doja të kisha fituar më shpejt, por kundërshtarja ishte ”kockë e fortë”” tha ajo.

Ajo tha se e ka nisur këtë sport që në vitin 2014 dhe është shpallur kampione bote si amatore, kampione Europe si profesioniste dhe tani kampione bote si profesioniste.

Në Shqipëri ky sport është parë më shumë për meshkuj, por falë një pune të madhe të bërë nga sportistët dhe federata e Kick Box, shumë vajza po ushtrohen dhe e shohin këtë sport si profesion tha Lelo.

“Unë e kam filluar këtë sport që në 2014, ku ka bërë edhe ndeshjen e parë si amatore. Më pas u shpalla kampione bote si amatore, më pas kampione europe si profesioniste dhe më pas edhe kampione bote.

Pas një punë shumë të madhe që kemi bërë, sot ka shumë vajza që e ushtrojnë si sport, disa për të mbajtur trupin në formë, por disa të tjera e shohin edhe si profesion.

Një nga sukseset e mëdha ishte që arritëm që pallatin e Sportin në Vlorë, ta shihnim me 50% vajza” tha ajo.

Trajneri i saj, Alban Alikaj premtoi edhe shumë tituj të tjerë, e për këtë dy herë kampionia e botës tha se kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja dhe qëllimi i radhës është që ta mbrojë sërish titullin, por tani në një garë me 5 raunde nga 3 minuta.

“Alban Alikaj është edhe president i federatës së Kick Box, dhe ka 12 vite që po punon shumë, që ky sport të zhvillohet dhe masivizohet.

Gjithmonë kërkojmë më shumë nga vetja, nuk ka një limit. Sfida e radhë është mbrojtja e këtij titulli me një garë me 5 raunde nga 3 minuta.

Kemi të rinj shumë të talentuar që jam e bindur që do ta ngrejnë Shqipërinë në nivele të larta” përfundoi Lelo./r.t/abcnews.al