Cilin numër shihni në foto? Ky test mund të zbulojë nëse keni probleme me shikimin

schedule13:28 - 1 Maj, 2023

schedule 13:28 - 1 Maj, 2023

Shikoni foton e mësipërme dhe thoni cilën figurë shihni. Sa më shpejt të përgjigjeni, aq më mirë. Shikimi i mirë po bëhet gjithnjë e më i rrallë këto ditë. Puna në kompjuter dhe kalimi i kohës së lirë duke ngulur sytë në një smartphone ose televizor nuk ka një efekt pozitiv në sytë tanë.

Vlen të theksohet se problemi nuk prek vetëm të moshuarit, apo edhe të rriturit. Në mbarë botën ekziston një pandemi e miopisë tek fëmijët. Pasoja e këtij dëmtimi të shikimit mund të jenë sëmundje të tjera të syrit: glaukoma, katarakta dhe degjenerimi makular që çojnë në verbëri të plotë në moshë të re.

Duke iu rikthyer testit tonë të figurës, përgjigjja e saktë është 26. Nëse shihni vetëm një numër ose nuk shihni fare dy ose gjashtë, konsultohuni me okulistin tuaj. Ky është një sinjal se mund të keni probleme me shikimin./abcnews.al