Një 55-vjeçar në Greqi është gjobitur me 15 mijë euro gjobë pasi hodhi macen nga një lartësi prej 8 metrash, duke shkaktuar tronditje dhe neveri te klientët e lokalit që po drekonin.
Policia ka kërkuar të ketë detaje të plota të gjendjes së kafshës, përpara përfundimit të dosjes dhe vendosjes së gjobës, pasi sipas ligjit gjobat administrative, për vrasjen e një kafshe, variojnë nga 30.000-50.000.
Oficerët e Drejtorisë së Policisë së Pireut, veçanërisht të ndërgjegjshëm për çështjet e keqtrajtimit të kafshëve, kanë urdhëruar punonjësit e policisë vendore që pas denoncimit të vijojnë menjëherë në arrestimin e autorit.
/abcnews.al