Real Madrid nuk ka plane për të rikthyer Zinedine Zidane në postin e trajnerit.
Më parë u raportua se Zidane është në bisedime me Real Madridin për një rikthim.
Sipas Marca, Real Madrid nuk ka plane për të rikthyer Zidane. Drejtuesit e klubit i besojnë Carlo Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm.
Marrëdhënia mes Ancelottit dhe Florentino Perez është tashmë më e mirë se kurrë gjatë qëndrimit të trajnerit italian te Real Madrid. Ancelotti synon të punojë te Real Madrid deri në fund të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2024.
Përveç kësaj, publikimi raporton se vetë Zidane gjithashtu nuk ka kontaktuar me Real Madridin. Ndër opsionet e mundshme për të vazhduar karrierën si trajner të francezit janë PSG dhe Juventus. /G.D abcnews.al/
Burimi: Marca