Aksident në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ndërron jetë e moshuara

schedule19:58 - 30 Prill, 2023

schedule 19:58 - 30 Prill, 2023

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B.H, 77 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al