Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA- së dhe Rusisë mund të kenë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Roscocommos, Yuri Borisov, të deklarojë se ky i fundit do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2024, për t’u fokusuar në ndërtimin e stacionit të tij, por teknikisht kjo nuk do të ndodhë, pasi bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë deri në vitin 2028.
Pavarësisht angazhimit të Rusisë, NASA ka bërë plane për të tërhequr astronautët e saj nëse Rusia largohet papritur, dhe gjithashtu ka bërë plane për të vazhduar funksionimin e ISS pa ndihmën e motorëve rusë.
Pjesë e planeve është edhe sektori privat. Boeing ka formuar një ekip inxhinierësh për të lëvizur ISS pa motorët e Rusisë, ndërsa SpaceX mbetet alternativa për transportimin e astronautëve drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.
“Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është një partneritet i mahnitshëm me një qëllim të përbashkët, për të çuar përpara shkencën dhe eksplorimin.
Kjo na lejon të realizojmë zbulime edhe më të mëdha që do të vijnë”, tha NASA.
/abcnews.al