Në Barcelonë, këtë verë, kanë vetëm një synim, të shohin sërish Lionel Messin me fanellën katalanase.
Dy vitet që kaloi në Paris, Barça dëshiron t’i fshijë dhe ta bëjnë superyllin argjentinas të kthehet në shtëpi për të mbyllur karrierën e tij legjendare atje.
Aktualisht, problemet financiare të klubit kanë bërë që La Liga të refuzojë planin e drejtuesve të klubit për të përfunduar transferimin. Madje, në Barça synojnë të bëjnë një muze për Messin për të gjetur burimet e nevojshme për të përfunduar marrëveshjen.
Sipas gazetarit, Cesar Luis Merlo, në Barcelonë nuk do të ndalen së luftuari për arritjen e marrëveshjes, duke qenë të vendosur t’i dërgojnë propozime autoritetit organizator të ligës spanjolle, derisa të besojnë se kontrata e Messit mund të futet në xhepin e katalanasve.
Nga ana tjetër, duke theksuar se edhe argjentinasi dëshiron të rikthehet, ai nuk po shikon paratë dhe e vetmja gjë që pret është që Barcelona ta gjejë marrëveshjen me La Liga dhe të firmosin me argjentinasin./ h.ll/abcnews.al