Një 42 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë këtë të shtunë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ka qenë duke hapur lokalin e tij në Monteçhio Maggiore në momentin që është goditur dy herë me thikë.
Në media thuhet se 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, ‘Seven Lounge bar’, kur pas tij është shfaqur një burrë, i cili dyshohet se është italian dhe e ka sulmuar.
Banakieri është goditur në krah, nga një goditje që i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë, në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.
Pavarësisht plagëve të rënda, operatori ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit. /abcnews.al