Ushtria amerikane ka dhënë urdhër të menjëhershëm që asnjë helikopter të mos ngrihet në ajër, veç atyre me misione kritike, pas dy aksidenteve fatale të fundit.
Ky urdhër vjen vetëm një ditë pasi dy helikopterë Apache u përplasën në Alaskë, duke u marrë jetën 3 pilotëve, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Shefi i Shtabit, James McConville, tha se pilotët do të kryejnë një trajnim shtesë dhe më pas do të jenë të gatshëm të fluturojnë sërish. Më 20 mars, 9 ushtarë ndërruan jetë pas përplasjes së dy helikopterëve Black Haëk në Kentaki.
Ndërsa në aksidentin e Alaskës, zyrtarët e ushtrisë amerikane bënë me dije se ngjarja ndodhi gjatë një misioni stërvitor, ku dy helikopterët Apache u përplasën në ajër. Helikopterët e tipit AH-64 Apache ishin të bazës Fort Ëainëright, pranë Fairbanks.
/abcnews.al