Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Bellingham vendosi të transferohet te Reali, tani Los Blancos do të nisin negociatat me Borussian

schedule20:05 - 28 Prill, 2023

schedule 20:05 - 28 Prill, 2023

Jude Bellingham dëshiron të transferohet te Real Madrid.

Sipas AS, mesfushori ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, ai dëshiron të luajë për Real Madridin duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Jude e konsideron Madridin opsionin më të mirë për të vazhduar karrierën e tij nga pikëpamja sportive.

Pasi kanë marrë pëlqimin nga lojtari, drejtuesit e Real Madridit do të fillojnë negociatat me Borussian.



Pavarësisht se transferimi i Bellingham është prioritet i Real Madridit për verën, klubi madrilen nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 120 milionë euro për lojtarin 19-vjeçar. Nëse Borussia kërkon më shumë, Madridi do të tërhiqet nga marrëveshja, por Real Madrid beson se kjo nuk do të ndodhë.

Këtë sezon, mesfushori qendror ka 11 gola dhe 6 asistime në 39 paraqitje për klubin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!