Drejtoresha e komunikimit të PD, Mirela Karabina doli kundër posterit ofendues të kandidatit të Berisha-Metës dhe fjalorit të kryemiistrit Rama në këtë fushatë.
Ajo tha se një gjuhë e tillë shkakon një klimë konfliktuale, ndërsa fushata duhet të zhvillohet qetësisht dhe me parime.
“Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar. Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë dhe toleranca janë parime të cilat ndihmojnë shoqëritë të emancipohen, ndihmojnë politikën të jetë në funksion të zhvillimit demokratik dhe ekonomik.
Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një klime konfliktale brenda shoqërisë shqiptare. Prandaj i bëjmë thirrje forcave politike, liderëve politik të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale”, u shpreh Karabina.