Një zjarr ka rënë në një pikë karburanti në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Po sipas të njëjtave burime, dyshohet për 5 persona të plagosur ku një prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vengjarje ka mbërritur policia, zjarrfikëset dhe ambulanca.
Karburanti ndodhet në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryeqëzimit të Shënkollit ndërkohë policia e shtetit bën me dije se Zjarrfikset kanë vënë nën kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotësisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.
Nga shpërthimi i bombules së gazit në karburant janë lënduar 6 persona. Njëri prej tyre po transportohet për në Tiranë në repartin e djegies.
5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikit për jetën. Zjarrfikesit po punojnë për eleminimin e plotë të zjarrit./abcnews.al