Lajçak takon Dendias në Athinë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

schedule10:01 - 28 Prill, 2023

schedule 10:01 - 28 Prill, 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim në Athinë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak i shprehu falenderimet Dendias për interesin e Greqisë dhe mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve tona të përbashkëta në rajon”, shkroi Lajçak në Twitter.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, kam diskutuar me Mirosalv Lajçak për përparimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh Dendias.