Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shqiptari kërkon ulje dënimi

schedule09:30 - 28 Prill, 2023

schedule 09:30 - 28 Prill, 2023

Një 59 vjeçar shqiptar në Australi që dy vite me parë ka vrarë vajzën e tij dhe burrin e saj në shtëpinë e çiftit ka kërkuar ulje të dënimit.

Mediat e huaja shkruajnë se Osman Shaptafaj u dënua me dy burgime të përjetshme pasi u deklarua fajtor për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç, në shkurt të vitit të kaluar, me një periudhë pa lirim me kusht prej 35 vitesh.

Në Gjykatën e Apelit në Melburn, avokati i Shaptafajt, Rishi Nathëani, argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë Covid-19.

Ndërkohë kërkesa e tij për një dënim më të shkurtuar është refuzuar nga Apeli. Ndërkohë kujtojmë se 59 vjeçari i kreu vrasjen, pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!