Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar për sulmet gjatë natës në Uman, Dnipro dhe Kiev.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus. I jam mirënjohës forcave tona ajrore, kujtdo që ndihmon në kapërcimin e pasojave të sulmeve të armikut, kujtdo që mbron popullin tonë.
“Ky terror rus duhet të përballet me një përgjigje të drejtë nga Ukraina dhe bota. Dhe do të ndodhë. Nuk do të harrojmë asnjë krim, nuk do të lëmë asnjë pushtues të shmangë përgjegjësinë”, tha Zelensky.
/abcnews.al