Raketat ruse godasin qytetet në të gjithë Ukrainën, raportohet për viktima

schedule08:11 - 28 Prill, 2023

schedule 08:11 - 28 Prill, 2023

Sulmet ajrore ruse kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal, shkruan BBC.

Katër persona vdiqën17 të tjerë u plagosën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.

Në Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.  Ende nuk ka raportime për viktima të mundshme në mesin e civilëve në Kiev.

Sulmet vijnë në kohën kur besohet se forcat ukrainase po përgatisin një ofensivë ushtarake me pajisjet e reja, përfshirë tanket, që u kanë dhënë aleatët perëndimorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!