Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë në Mal të Zi do të zhvillojë të mërkurën e 3 majitnjë seancë ndaj kryeministrit dhe kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MVP) Dritan Abazoviç, lidhur me vendimin që Mali i Zi mori për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).
Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Bordit, ku nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të opozitës, shkruan Vijesti.
Kryetari i Bordit, Miodrag Lekiç u shpreh se është e nevojshme të arsyetohet ai vendim, duke thënë se metoda e vendimmarrjes krijon një mister.
“Duket se Partia Popullore Socialiste (SNP) thotë se nuk di asgjë për të. Nëse është kështu, shteti drejtohet në mënyrë joserioze, që nuk i takon komunitetit lokal”, tha Lekiç.
Mali i Zi ka marrë vendimin për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pas procedurave të nevojshme.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi./abcnews.al


