Manchester City mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në përballje ndaj Arsenalit, duke fituar me shifrat 4-1 dhe duke pasur tashmë gjithçka në duart e tyre për t’u shpallur kampionë të Premier League.
Një moment qesharak dhe provokativ kanë kapur kamerat e ndodhura në stadiumin “Etihad”. Pas golit të shënuar nga Haaland, portieri brazilian i City, Enderson, u kthye nga tifozët rivalë që ndodheshin pas portës së tij.
Enderson filloi të bënte sikur po qante, duke i treguar në një mënyrë se gara për titull mund të quhet e mbyllur, duke marrë parasysh se Manchester City është edhe me dy ndeshje më pak se Arsenal./h.ll/abcnews.al