“Vota Berishës, kthim në diktaturë”, Bejko: Meta, Berisha zgjodhën Këlliçin për të humbur

schedule17:46 - 26 Prill, 2023

schedule 17:46 - 26 Prill, 2023

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko posterin e Belind Këlliçit, i vendosur në hapësira publike e konsideroi një akt banal dhe një gjest ofendues për qytetarët shqiptarët.

Ai u shpreh se gjesti i tij tregoi të vërtetën e hidhur të 30 viteve të fundit, që kjo klasë politike është tallur dhe ka detyruar qytetarët të braktisin Shqipërinë.

“Ato janë postera që flet subkoshienca, klasa politike, e cila drejtohet nga Rama, Berisha dhe Meta, ku Veliaj dhe Këllici janë çirakët e këtyre ustallarëve. Iu nxori dy gishtat shqiptarëve dhe u tregoi të vërtetën. Ka 30 vjet, që me dy gishta e mesit ua kanë treguar shqiptarëve dhe i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendit. Ne mendojmë se është momenti i fillimit të fundit të kësaj klase politikë non grata, që e ka lënë Shqipërinë pa drejtësi, kësaj klase politike që ia ka marrë pronën qytetarëve dhe ia ka kaluar oligarkisë. Ato dy gishtat tregojnë karakterin e tyre, ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e tyre. Kjo është banale dhe papjekuri. Ata [Berisha dhe Meta] e kanë vendosur aty Belind Këlliçin jo që të fitojë, por që të humb. Korrupsioni nuk luftohet me dy gishta përpjetë, por duke dhënë  ide konkrete”,  tha Bejko në ABC News.

Për Bejkon, një votë për Sali Berishën do të thotë izolim nga pjesa perëndimore dhe kthim të Shqipërisë në diktaturë.

“Unë garën e kam me oligarkinë që i kanë zënë frymën Tiranës. Nëse mendojmë për një çaste se Sali Berisha  të vijë në pushet, gjëja e parë që do ti ndodhë shqiptarinë është izolimi i plotë i Shqipërisë. Do na kthejë në kohën e Enver Hoxhës. Është i refuzuar o shqiptarë, o njerëz, është i refuzuar nga perëndimi nga SHBA, BE, dhe Mbretëria e Bashkuar. Do na izolojë si Enver Hoxha.  Mos e quani më Sali Berishën kryetar të PD-së. “, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!