Tashmë, një studim ka zbuluar se kur janë ditët në të cilat njerëzit kanë produktivitet më shumë në punë. The Mirror shkruan se për këtë kërkim u pyetën 2000 punonjës zyrash.
Në përfundim u zbulua se koha më produktive për një punonjës gjatë ditës është mes orës 10:00-11:00. Më tej sipas studimit, e marta është dita në të cilën punonjësit ndiheshin se kishin më shumë produktivitet. Kjo ditë ndiqet nga e hëna dhe e mërkura.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo person punon ndryshe. Disa preferojnë të punojnë 9:00-17:00, e disa të tjerë me orar tjetër. Një përfitim i mundshëm i punës me orar të lëvizshëm është mundësia e punonjësve për të menaxhuar ditën kur niveli i produktivitetit mund të jetë më i lartë, dhe për këta arsye ndihmon në menaxhimin e kohës në mënyrë më eficente”, tha një drejtues i një kompanie në lidhje me kërkimin./ABC News Albania 24/7