Zjarr në Rusi, një i vdekur dhe qindra të pastrehë

schedule11:12 - 26 Prill, 2023

schedule 11:12 - 26 Prill, 2023

Të paktën një person humbën jetën dhe qindra kanë mbetur të pastrehë pas shpërthimit të një zjarri në një fshat në shpatet lindore në malin Ural në Rusi.

Videoja tregon flakët në horizont duke përfshirë shtëpitë dhe pemët, ndërsa tymi i dendur mbulon qiellin në qytetin Sosva rreth 1,400 kilometra në lindje të Moskë . Videoja tregon gjithashtu dhjetëra shtëpi të kthyera në hi.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, por kanë hapur një hetim për neglizhencë dhe zjarr të qëllimshëm. Qindra zjarrfikës luftuan gjatë natës me flakët, të cilat po përhapeshin me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

“Këtu çdo gjë është djegur, nuk ka më shtëpi, gjithçka po digjet,” tha një burrë duke vozitur përtej asaj që kishte mbetur nga një fshat.

Ministria e Emergjencave të Rajonit Sverdlovsk njoftoi se zjarrfikësit shpëtuan më shumë se 1200 ndërtesa banimi në qytetet Tayozny dhe Sosva.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!