Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit shpreson për Ancelottin, tregon datën se deri kur pret përgjigje nga trajneri italian

schedule09:41 - 26 Prill, 2023

schedule 09:41 - 26 Prill, 2023

“Përpara se të lançoj planin B, dua të verifikoj plotësisht çdo mundësi që mund të realizohet plani A. Kemi një takim me një kompani dhe duhet t’i dëgjojmë. Shpresoj të jem në gjendje të shpall trajnerin tonë të ri më 25 maj”.

Kështu deklaroi vetë presidenti i federatës së Brazilit, Ednaldo Rodrigues, në margjinat e asamblesë së përgjithshme të Federatës Braziliane të Futbollit. Ai nuk përmendi emra, por dihet se plani A i tij është Carlo Ancelotti, i cili në fillim të muajit zbuloi ofertën që i ishte bërë nga Brazili dhe se ishte i privilegjuar prej saj. Megjithatë, ai më pas theksoi se ka ende një vit në kontratën e tij me Real Madrid dhe se nga ana e tij ai synon ta respektojë atë. Por në realitet kjo mund të çojë në një shkarkim në fund të sezonit, ose një ndërprerje kontrate të dakorduar reciprokisht, nëse Reali nuk fiton trofe në vitin 2023.

Për këtë arsye, federata e Brazilit shpreson dhe pret 25 majin kur do të shpallet lista e skuadrës për qershorin e kombëtares. Para kësaj date, Real Madrid do të ketë luajtur finalen e Kupës së Mbretit, më 6 maj kundër Osasuna dhe dy gjysmëfinalet e Champions League kundër Manchester City, më 9 dhe 17 maj dhe për këtë arsye situata e Ancelottit do të jetë më e qartë.

Plani B, nëse plani A nuk funksionon, do të jetë një mes Fernando Diniz, Abel Ferreira dhe Jorge Jesus./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!