Detyrat e Shqipërisë në NATO, Lleshaj: Nuk duhet të heqim dorë nga mbrojtja e vendit, pse duhet shërbimi ushtarak

schedule21:10 - 25 Prill, 2023

schedule 21:10 - 25 Prill, 2023

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, komentoi edhe detyrat që ka Shqipëria si anëtare e NATO-s, pasi duket sikur ne vetëm presim saj.

Lleshaj tha që Shqipëria edh shumë vende të tjera duhet të mësojnë nga Ukrainë. Ai shtoi se Ukraina është këtu ku është për shkak të politikave naive në dekadat e fundit, ku mendonin se nuk do të kishte më luftë.

Ish-ministri theksoi se ne si Shqipëri duhet të mësojmë se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga mbrojtja e vendit, pasi detyrat tona nuk na i merr asnjë aleancë përsipër, aleanca merr përsipër detyrat e saj.

Unë do të thoja që Ukrainë është një mësim i madh për të gjitha politikat naive. Ajo që ndodhi në Ukrainë është një fryt i politikës naive politikës ukrainase në dekadën e fundit.

Në si Shqipëri  duhet të mësojmë se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga mbrojtja e vendit tënd. Nuk merr përsipër asnjë aleancë të marrë përsipër detyrat e tua, ajo merr përsipër detyrat e aleancës.

Pra duhet të ndërtosh kapacitete që i bëjnë të qartë çdo agresori të mundshëm që rezultatet e një sulmi të mundshme ndaj Shqipërisë shoqërohen me kosto që nuk ta leverdis”, tha Lleshaj.

Në lidhje me mundësinë e rikthimit të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, Lleshaj dha se është pro edhe sikur të kemi siguri maksimale që nuk do të përfshihemi asnjëherë në luftë.

Ai tha se shërbimi ushtarak bashkon njerëzit dhe është edhe kulturë.

Unë besoj që shërbimi i detyrueshëm ushtarak, do të ishte i dobishëm edhe sikur ne të kishim sigurinë që kurrë nuk do të futemi në luftë. Shërbimi ushtarak bën njerëzit bashkë. Qytetarët dhe të rinjtë të mësojnë t’i shërbejnë vendit me armë dhe pa armë” përfundoi Lleshaj.r.t/abcnews.al