Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku, i cili është i huazuar te Interi, mund të ketë një shans të ri në klubin londinez nëse Mauricio Pochettino merr drejtimin, sipas The Telegraph.
Blutë do të kontaktojnë belgun 29-vjeçar për të parë nëse ai është gati të përpiqet të ringjallë karrierën e tij nën drejtimin e Pochettinos, sipas burimit. Më herët u raportua se trajneri argjentinas ra dakord për një kontratë me Chelsea.
Në vitin 2021, Chelsea i pagoi Interit mbi 110 milionë euro për Lukakun. Sezonin e kaluar ai bëri 44 paraqitje për blutë në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 2 asistime përpara se të kthehej në Inter në formë huazimi. /G.D abcnews.al/