“Do ndërtojmë rrugët e fshatrave”, Bejko: Infrastruktura ndihmon banorët të shesin prodhimet

schedule15:14 - 25 Prill, 2023

schedule 15:14 - 25 Prill, 2023

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko takoi banorë të fshtarave të Ndroqit, ku foli mbi potencialain e kësaj zone, për tu zhvilluar.

“Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që ti mbështesë dhe t’i zhvillojë. Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat”

Prioritet për banorët, sipas Bejkos, janë së pari rrugët që lidhin fshatrat me Tiranën.

“Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja një rrjeti prej 250 km që do e lidhi edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike”

Gjithashtu ai premtoi një rrjetë tregjesh, të cilat do të kenë prioritet prodhimin vendas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!