Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës së kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë kundër Interit, Allegri ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“A do të qëndroj? Kam një kontratë dyvjeçare, jam i privilegjuar të punoj te Juventus. Të punosh shtatë vjet kështu nuk është për të gjithë. Pastaj, gjatë jë jete ka momente vështirësie në të cilat gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të kesh ide të qarta për të ardhmen, jam pjesë e një kompanie dhe udhet të mendojmë të përfundojmë mirë sezonin.
Duhet të kesh ide të qarta për sezonin e ardhshëm dhe Juventusi duhet të planifikojë për të ardhmen, duke e ditur se ne duhet të fitojmë përsëri. Ne sigurisht që do të bëjmë të gjitha përpjekjet për këtë”, është shprehur Allegri./ h.ll/abcnews.al