Luftimet në Sudan/ OBSH jep alarmin për përhapjen e viruseve

schedule14:03 - 25 Prill, 2023

schedule 14:03 - 25 Prill, 2023

Ekziston një “rrezik biologjik” i lartë në kryeqytetin sudanez Khartoum pasi një nga palët ndërluftuese ka marr në kontroll një laborator që përmbante patogjenë të fruthit dhe kolerës dhe materiale të tjera të rrezikshme, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nima Said Abid i OBSH-së tha se teknikët nuk mund të kishin akses në Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik për të siguruar materialet.

“Ky është shqetësimi kryesor: nuk ka akses për teknikët e laboratorit që të hyjnë në laborator dhe të mbrojnë në mënyrë të sigurt materialin biologjik dhe substancat e disponueshme,” tha ai, duke refuzuar të specifikojë se cila pale kanë marrë në kontroll objektet.

Përleshjet midis forcave të armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake shpërthyen më 15 prill dhe kanë lënë të paktën 459 të vdekur dhe duke plagosur 4072 të tjerë, sipas shifrave të fundit të OBSH-së.

Luftimet kanë paralizuar spitalet dhe shërbimet e tjera thelbësore dhe kanë bllokuar shumë në shtëpitë e tyre ndërsa furnizimet me ushqim dhe ujë janë pakësuar.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) është detyruar të shkurtojë disa nga aktivitetet e saj në pjesë të Sudanit për shkak të konfliktit të rëndë.

Të paktën pesë punonjës të ndihmës janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve dhe dy agjencitë e OKB-së që kanë humbur anëtarët e stafit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Programi Botëror i Ushqimit , kanë pezulluar operacionet në vend.

/abcnews.al