Hakmerret Irani, sanksionon individë dhe entitete nga BE dhe Britania e Madhe

schedule11:48 - 25 Prill, 2023

schedule 11:48 - 25 Prill, 2023

Ministria e Jashtme iraniane vendosi të hënën sanksione ndaj 17 individëve dhe katër entiteteve të BE dhe Britanisë për mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të dhunës dhe trazirave në Iran. Sanksionet përfshijnë lëshimin e vizave dhe ndalimin e hyrjes, si dhe ngrirjen e aseteve dhe llogarive bankare.

Më herët, BE dhe Britania vendosën sanksione ndaj disa individëve dhe entiteteve iraniane për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, të cilat u kritikuan nga Irani si shkelje flagrante të parimit themelor të Kartës së OKB-së.

Vdekja e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini shkaktoi protesta të ashpra dhe trazira sociale në të gjithë Iranin, me Teheranin që akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore për nxitje të trazirave dhe mbështetje të terroristëve në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!