Sulmuesi i Sion, Mario Balotelli ka folur për transfrimin e mundshëm te Juventusi.
Sipas ish-futbollistit të njohur të kombëtares italiane, gjiganti torinez u interesua për nënshkrimin e tij në vitin 2013:
“Për pak u transferova te Juventus nga Manchester City, madje pata një takim me Marotta, Nedved dhe Conten në Torino. Në fund, përsëri zgjodha Milanin. Juventusi ka qenë gjithmonë një klub kundërshtar për mua, por ata janë shumë të fortë”, tha lojtari 32-vjeçar në një intervistë për Muschio Selvaggio.
Kujtojmë se në janar 2013 Milani bleu Mario Balotellin nga Manchester City për 20 milionë euro. Një vit e gjysmë më vonë, sulmuesi u kthye në Angli, duke nënshkruar një kontratë me Liverpool. /G.D abcnews.al/