Policia greke ka vënë në pranga një 41 vjeçar i cili është i akuzuar për dhunë në familje dhe tentativë vrasje të bashkëshortes së tij.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një natë më parë në Janinë ku 41 vjeçari kishte marrë në makinë bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe fëmijën e tyre rreth dy vjeç dhe kundër dëshirës së saj dhe marrëveshjes fillestare të tyre është nisur drejt zonës së Prevezës.
Gruaja ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar ngjarjen. Më pas, 41-vjeçari ka tentuar të hedhë makinën në një luginë, gjë që është shmangur pasi për shkak të bimëve të dendura automjeti ka ngecur.
Kanë qenë efektivët ato që kanë pikasur mëngjesin e sotëm prindërit dhe fëmijën e tyre duke lëvizur në zonën e Prevezës dhe janë dërguar në Departamentin e Sigurimit të Prevezës për hetimin paraprak./abcnews.al