Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Scudetto shumë pranë, ja si mund të shpallet Napoli kampion në fundjavë

schedule12:54 - 24 Prill, 2023

schedule 12:54 - 24 Prill, 2023

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 kundër Juventusit, kështu që matematikisht mund të kurorëzohet si kampion i Italisë në fundjavën e ardhshme.

Napolitanët kryesojnë në tabelë me 78 pikë pas 31 ndeshjeve, 17 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Lazio. Me shtatë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit 2022/23 në Serie A, në lojë janë edhe 21 pikë.

Napoli tashmë mund të shpallet kampion në Itali javën e ardhshme, nëse mposht Salernitanan, të shtunën e 29 prillit, dhe Lazio barazon ose humb kundër Interit, të dielën. Napoli është në pritje të trofeut të Serie A që prej vitit 1990, kur e kishin fituar titullin për herë të dytë në histori të klubit.



Deri më tani në këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka regjistruar 25 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!