Trauma psikologjike gjen më shumë terren përmes marrëdhënies prind-fëmijë. Prindi që nuk është kujdesur për të zgjidhur disa trauma të thella psikologjike, bëhet emocionalisht i padisponueshëm për sytë dhe shpirtin e fëmijës pa i siguruar atij asnjë siguri. Fëmija që rritet në një mjedis të tillë përjeton “abuzime” apo neglizhime kronike dhe të përsëritura. Kjo rezulton në krijimin e një plage “komplekse”.
Me rritjen e fëmijës, ai fiton probleme emocionale, çrregullime mendore ose vetëbesim të ulët , i cili zakonisht shoqërohet me turp dhe faj . Shumë njerëz me trauma komplekse u rritën me prindër që e shprehnin zemërimin e tyre nëpërmjet dhunës ose gjuhës fyese. Këto përvoja të hershme me prindërit i bënë këta individë që nga fëmijëria e tyre ta perceptojnë zemërimin si një emocion “të keq” që si të rritur ata duhet ta shtypin me çdo kusht për të shmangur konfliktet e mundshme. I gjithë ky zemërim i mbyllur shpesh rezulton në shpërthime të pakontrollueshme emocionale.
Për të kuptuar nëse edhe ju keni një traumë nga fëmijëria juaj, mjafton të bëni testin këtu.
Shumë prej nesh priren të ndiejnë më shumë trishtim dhe zemërim për të gjitha ato raste kur prindërit tanë na lëndojnë, duke i shtyrë mënjanë ose duke injoruar ndjenjat e tjera. Të tjerët ndihen fajtorë për sakrificat që kanë bërë për ne por në asnjë rast nuk ka vend për ndjenjën “e duhur”. Të gjithë janë të pranueshëm dhe meritojnë hapësirë të barabartë në jetën tonë.
Mund t’ju duket e vështirë për disa gjëra, por nga të kuptuarit vjen kuptimi i dashurisë së vërtetë. Shumë njerëz pranojnë sjellje të këqija nga prindërit e tyre vetëm sepse janë prindërit e tyre. “Ata më lënduan, por e dija që më donin”. Ky pranim shpesh ka pasoja të dhimbshme, sepse shumë përfundojnë në marrëdhënie ku partneri ka të njëjtën sjellje abuzive si prindi./abcnews.al