Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi sot se forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar kanë larguar stafin diplomatik britanik dhe familjet e tyre nga Sudani.
“Forcat e Armatosura Britanike kryen një largim kompleks dhe të shpejtë nga Sudani të diplomatëve britanikë dhe familjeve të tyre”, shkroi Rishi Sunak në Twitter.
“Ne vazhdojmë të kërkojmë të gjitha zgjidhjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan dhe për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në vend”, shtoi kryeministri britanik.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, sqaroi se Britania e Madhe e kreu këtë operacion “së bashku me SHBA-në, Francën dhe aleatët e tjerë”. Operacioni përfshinte “më shumë se 1200 anëtarë” të forcave të armatosura britanike.
Franca dhe vende të tjera gjithashtu njoftuan largimin e shtetasve të tyre sot.
Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi, nga ana e tij, se “forcat e armatosura të SHBA kryen një operacion për të larguar personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum”. /abcnews.al